Aksident rrugor me një viktimë në Lushnjë-Rrogozhinë!

vovalbania October 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksident rrugor me një viktimë në Lushnjë-Rrogozhinë!

Aksidentet vazhdojnë që të përgjakin rrugët shqiptare. Më i fundit me një viktimë u shënua mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:00. Një i moshuar humbi jetën kur u përplas nga një makinë në afërsi të Golemit, në aksin Lushnjë-Rrogozhinë. Shtetasi Enver Deliu rreth 70 vjeç i cili lëvizte me biçikletë u godit nga një automjet tip “Toyota” me drejuese një 26-vjeçare.

Ndonëse u dërgua në spital, për fat të keq nuk mundi të mbijetojë. Ndërkaq, policia e Lushnjës nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Aksident me pasojë vdekjen në aksin rrugor Lushnjë Rrogozhinë, pranë Golemit. Rreth orës 09:45, një automjet tip “Toyota” ka përplasur shtetasin Enver Deliu rreth 70 vjeç i cili udhëtonte me biçikletë.

Makina drejtohej nga 26-vjeçarja A.Xh. Pas përplasjes drejtuesja e mjetit e ka marrë për ta transportuar drejt spitalit, por i plagosuri nuk ka arritur t’i shpëtojë plagëve të marra nga goditja.

Policia e Lushnjës ka shoqëruar 26-vjeçaren, e cili shkaktoi aksidentin për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Aksi rrugor Lushnjë-Rrogozhinë është njollë e zezë përsa i përket aksidenteve. Mungesa e një rruge dytësore detyron banorët e fshatrave përgjatë këtij aksi të kalojnë në autostradë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit fatal.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49602 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE