“Nënat me qira”, ministrja Koçiu mbron pr.ligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”!

vovalbania April 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Nënat me qira”, ministrja Koçiu mbron pr.ligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”!

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu i përgjigjet akuzave të opozitës mbi projektligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”. Një ditë më parë deputetja demokrate Zheni Gjergji hodhi akuza se është hartuar në fshehtësi në klinika private e për interes të tyre, duke i hapur rrugë monopolit të shëndetit riprodhues.

Në një reagim në rrjetet sociale, ministrja shkruan se prej disa ditësh ky projektligj i është nënshtruar konsultimit publik. Koçiu thekson se parashikon një sërë politikash shëndetësore e sociale me ndikim në përmirësimin e shëndetit seksual e riprodhues, sipas praktikave më të mira ndërkombëtare.

Në një postim në X, ministrja Koçiu thekson se pasi të përfundojë procesi i konsultimit publik, drafti do të reflektojë përfundimet e nxjerra nga ky konsultim, deri në rrugëtimin e tij në Parlament

Projektligji “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” vjen në mënyrë organike paralelisht me një sërë politikash shëndetësore e sociale që kanë impakt në përmirësimin e shëndetit seksual, sidomos për të rinjtë e adoleshentët, por edhe atij riprodhues, me synim përcaktimin e rregullave të qarta, sipas praktikave më të mira kombëtare e ndërkombëtare në lidhje me organizimin, funksionimin dhe monitorimin e veprimtarive që zhvillohen në këtë fushë.

Prej disa ditësh ky pr/ligj i është nënshtruar konsultimit publik në regjistrin elektronik të konsultimit publik, procedurë kjo që ndihmon në përthithjen dhe reflektimin e mëtejshëm të opinioneve të grupeve të interesit, profesionistëve të shëndetësisë, organizatave jofitimprurëse, atyre të shoqërisë civile, të cilat janë të angazhuara në çështje të shëndetit seksual dhe riprodhues, të të drejtave të të rinjve dhe adoleshentëve, grave etj.

Pas përfundimit të këtij procesi, pr/ligji do të reflektojë edhe përfundimet e nxjerra nga këto konsultime, deri në rrugëtimin e tij në Parlament.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE