Brenda një kontejneri transporti, ju prezantojmë me shtëpinë unike!

vovalbania April 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Brenda një kontejneri transporti, ju prezantojmë me shtëpinë unike!

Njerëzit që kërkojnë një shtëpi të re që kushton jo shumë shtrenjtë mund të tundohen nga një shtëpi e vogël me një dhomë gjumi. Nuk bëhet fjalë për një shtëpi të zakonshme, por një shtëpi të ndërtuar brenda një kontejneri transporti.

Vendbanimi i vogël 6×2,5 metra përmban një dhomë gjumi komode, një banjë moderne dhe një hapësirë ndenjeje, kuzhine dhe ngrënieje me plan të hapur. Ajo aktualisht është në shitje në eBay për 29,995 funte (rreth 35 mijë euro) dhe është prodhuar nga firma Cabin Depot me bazë në Chichester të Anglisë.

Rikujtojmë, se artisti austriak Erwin Wurm ka arritur të krijojë “shtëpinë me të ngushtë”. E vendosur në qytetin francez të Havre, kjo ndërtesë e pazakontë është një lloj kopje e shtëpisë së prindërve të artistit, e cila përfshin fotografi të fëmijërisë dhe mobilje të bëra me porosi. “Narrow House” u vendos në vitin 2019 në qytetin e Le Havre në provincën franceze të Haute-Normandie. Falë suksesit dhe interesimit të madh të qytetarëve dhe turistëve, tani ajo ka marrë një vend të përhershëm në sheshin e qytetit Claude-Erignac.

“Shtëpia e ngushtë” thjesht i mahnit vizitorët. Edhe pse të gjitha mobiliet janë bërë me porosi dhe përshtatur me përmasat e tyre, tashmë në shikim të parë është e qartë se është e pabanueshme dhe se jeta në të nuk është e mundur. Me një gjatësi prej 18 metrash dhe një gjerësi prej 1.3 metrash, vepra e Wurm është konceptuar si një pasqyrim i marrëdhënies ndërmjet hapësirës së jetesës, lirisë individuale dhe mendjengushtësisë së shoqërisë sonë moderne.

Shtëpitë në pyje dhe male janë perfekte për një jetë të izoluar, larg stresit dhe zhurmave. Sjellim në vëmendje se Buffa di Perrero konsiderohet si shtëpia më e izoluar në botë. Ndodhet në një lartësi prej 2760 metrash, e gdhendur në shkëmb dhe e vetmja rrugë për të shkuar tek ajo është një shkëmb i thepisur dhe i rrezikshëm. Shtëpia e pazakontë ndodhet në Itali, në malin Cristalo, mbi destinacionin e famshëm të skive Cortina d’Ampezzo. Ajo u ndërtua më shumë se 100 vjet më parë, gjatë Luftës së Parë Botërore dhe mori emrin e kolonelit alpin Carl Buffa di Perero, i cili vdiq në atë luftë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49668 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE