Çfarë po ndodh mes “Top Channel” dhe Massimiliano-s? (Foto)

vovalbania April 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë po ndodh mes “Top Channel” dhe Massimiliano-s? (Foto)

Massimiliano Varrese ishte një nga konkurrentët e programit “Grande Fratello”, që mbaroi disa javë më parë me fituese Perla Vatiero.

Pjesë e programit ishte edhe Heidi Baci, e cila qëndroi vetëm për disa javë në “Grande Fratello” ku krijoi edhe një raport mjaft të afërt me Massimiliano-n.

Mirëpo ky raport nuk u pëlqye aspak nga i ati i Bacit. Ai hyri në program për të kërkuar largimin e menjëhershëm të saj. Heidi i kërkoi ndjesë të atit dhe la shtëpinë me arsyetimin, “Për arsye personale”. Më pas, Heidi iu bashkua reality show-t në Shqipëri, “Big Brother VIP Albania 3”.

Por ç’po bluhet në këtë mes? Teksa Heidi ka shkëputur çdo marrëdhënie me Massimiliano Varrese-n, madje brenda shtëpisë ka krijuar një romancë me një tjetër banor, “ish-i” i saj bën follow ‘Top Channel-in’.

Mos ndoshta do të kemi një ‘surprizë’ nga Massimiliano për Heidin?

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49623 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE