Ka një moment kur kupton se një radio është më shumë se një radio!

vovalbania April 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ka një moment kur kupton se një radio është më shumë se një radio!

o1.
Top Radio

Shows

Në tre vitet e fundit Top Albania Radio është kthyer në një makineri prodhimesh përmbajtjeje fluide për të gjitha shqisat duke shndërruar mënyrën se si një radio qaset e mbi të gjitha si ajo perceptohet.

o2.
Fjalë

Word of the Day

Shqetësimi i vazhdueshëm për gërryerjen deri diku të justifikueshme të gjuhës për shkak të [kryesisht] teknologjisë na ka bërë më të ndjeshëm ndaj fjalëve, edhe atyre që kohët TikTok-iane i kanë lënë në harresë.

o3.
Libra

Books

Pasi bëmë radion cool again, misioni paralel i këtyre viteve të fundit ka qënë të bëjmë librat cool again. Në radion që dëgjohet, shihet dhe lexohet librat janë gjithmonë aty.

o4.
Top Awards

The Top List

8 vjet mbas themelimit, ky klasifikim është tashmë, më shumë se kurrë, busulla orientuese për muzikën shqiptare të artistëve shqiptarë anë-kënd globit, si edhe një revistë online për çdo gjë ndodh aktualisht në arenën shqip-folëse muzikore.

o5.
You Tube

Radio Që Shihet

Misteri magjik i dikurshëm i një zëri që të vinte përmes disa valëve të padukshme me daljen e videos u plagos, por nuk vdiq. Nëse hyni tek ata që radion doni ta shihni, sigurisht nuk ju kemi lënë pas dore.

o6.
Podcasts

The New Radio

3 vite më parë, pak para, dhe gjatë pandemisë Podcast-et ishin forma më e re dhe interesante që audienca përqafoi në botë për t’u informuar dhe argëtuar. Ne nisëm menjëherë të hipnim në një tren, që tashmë vetëm sa i shtohen vagonat…

o7.
Film & TV

Kritikë

Prej filmave apo serialeve frymëzohemi për të ndryshuar diçka apo shumëçka në jetën tonë. Nuk kishim si mos t’iu tregonim çdo gjë që nuk e dini akoma në lidhje me to.

Fotografitë nga Rezart Gurashi.
Designs dhe fjalët nga Ledion Liço

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64442 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE