“Zemrës së vogël që ia ndala rrahjet”/ Prekëse! Roza i drejtohet fëmijës që abortoi: Të kërkoj falje

vovalbania April 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Zemrës së vogël që ia ndala rrahjet”/ Prekëse! Roza i drejtohet fëmijës që abortoi: Të kërkoj falje

Telefonata e Roza Latit ishte një ndër më emocionueset në ‘telefonin e erës’. Moderatorja zgjidhi t’i drejtohej me disa fjalë foshnjes që abortoi pak kohë më parë.

Duke i kërkuar falje, Roza i thotë që nuk ishte momenti perfekt që ato të ishin bashkë, ndaj kreu atë veprim.

“Telefonatën time do ia drejtoj një zemre të vogël që ia ndala rrahjet vetë. Hej ëngjëll, kjo telefonatë është për të të kërkuar falje, më vjen shumë keq, mendoj se kur të jetë momenti që të takohemi bashkë do të jetë momenti perfekt, momenti i duhur, ku as ty dhe as mua nuk do na mungojë gjë. Kur kam dëgjuar rrahjen e zemrës tënde, kuptova që nuk jam vetëm. Është thjesht momenti i duhur që ti do vish“- tha moderatorja.

Kujtojmë se Roza Lati ka treguar se kohë më parë ka abortuar një fëmijë dhe kjo gjë ka ndodhur pa dëshirën e babait të foshnjes.

Ajo rrëfeu vështirësinë e marrjes së këtij vendimi dhe është shprehur se asokohe ka ‘dënuar’ veten për atë vendim që ka marrë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51669 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE