Opozita sërish kundër Veliajt pas arrestimit të ish-drejtorëve/Hidhen molotov!

vovalbania April 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Opozita sërish kundër Veliajt pas arrestimit të ish-drejtorëve/Hidhen molotov!

Sërish akte dhune në protestën e 4-rt të opozitës te Bashkia Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas arrestimit të disa ish-drejtorëve të institucionit që drejton. Protestuesit sërish po hedhin molotov, tymuese e shashka, ndërsa këshilltarët opozitarë nuk lejohen të hyjnë brenda godinës së bashkisë.

Nuk mungojnë devijimet e trafikut. Policia e Shtetit njofton bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerohet që deri në përfundim të tubimit, të përdoren rrugë alternative, të tilla si Unaza e Mesme dhe po ashtu Unaza e Madhe.

Protesta nisi në orën 11:00 kur protestuesit qëlluan me vezë dhe mollë në drejtim të godinës së Bashkisë Tiranë. Lejën për organizimin e saj e mori Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, me përfaqësuese Adriana Kalanë.

Një ditë më parë, policia njoftonte: 

Policia e Shtetit ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi të kërkuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ditën e premte, 26 prill 2024, ora 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës. Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se në orën 09:45 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Gjatë dy tubimeve të fundit, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore. Policia u bën thirrje organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime të respektojnë ligjin dhe të distancohen nga çdo akt dhune. Cenimi i rendit e sigurisë publike dhe rrezikimi i shëndetit e jetës së punonjësve të policisë përbëjnë shkelje të ligjit dhe Policia e Shtetit do të veprojë gjithnjë me profesionalizëm.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50536 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE