Plane për funeralin e Charles III? Thuhet se shëndeti i tij është përkeqësuar

vovalbania April 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Plane për funeralin e Charles III? Thuhet se shëndeti i tij është përkeqësuar

Shëndeti i mbretit Charles III po shqetëson miqtë dhe pallatin mbretëror. Mbreti Charles III po lufton me sëmundjen e kancerit, lloji i të cilit nuk është zbuluar ende.

Tom Sykes nga ‘Daily Beast’, raportoi të enjten se, gjatë bisedave me miqtë e mbretit gjatë javëve të fundit për shëndetin e tij, përgjigja më e zakonshme ishte: ‘Nuk është mirë’.

Ndërsa një mik i mbretit u shpreh e Charles është vendosur ta mposhtë kancerin dhe të gjithë janë optimistë, por nuk është mirë.

Gjithashtu, nëpërmjet shkrimeve të Tina Braun, është nënkuptuar se shëndeti i mbretit nuk është i mirë. Ajo shkroi se sëmundja e Charles ka vënë William dhe Kate në një presion të madh për t’u ngjitur në fron, në çastin që shpresonin për pak qetësi për t’i përkushtuar fëmijëve larg syrit të publikut.

Madje, Sykes raporton se planet e funeralit të mbretit, të koduara ‘Operation Menai Bridge’ po shqyrtohen aktualisht.

Megjithatë, familja mbretërore nuk ka reaguar ndaj këtyre komenteve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50250 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE