“Prandaj u largua Arbana Osmani”/ ‘Top Channel’ e hodhi në gjyq, kush janë VIP-at që po mbështesin Olsi Bylykun (Foto)

vovalbania April 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Prandaj u largua Arbana Osmani”/ ‘Top Channel’ e hodhi në gjyq, kush janë VIP-at që po mbështesin Olsi Bylykun (Foto)

Këngëtari dhe aktori i njohur i humorit, Olsi Bylyku, njoftoi ditën e djeshme tha se Top Channel e ka hedhur në gjyq, për shkaktim dëmi. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Olsi tha se do t’i duhet t’i paguajë Top Channel 100.000 mijë euro për dëmin që pretendohet se i ka shkaktuar me deklaratat e tij publike. Teksa ka folur edhe për rrugëtimin e tij në ekranet shqiptare, artisti ka theksuar se gjatë punës së tij në media ka kuptuar se “fëmijët duan punëtorë ndërsa liderët duan eprorë”, ndaj dhe sipas tij ikona të “Top Channel” janë larguar nga ky televizion.

“Dhe dicka të fundit që kam kuptuar në këto 6 vite që punoj në 2 televizionet më të mëdha në Shqipëri: “FËMIJËT DUAN PUNËTORË ,LIDERAT DUAN EPRORË”, ndaj ikonat e atij TV u larguan si: Arbana Osmani, Alban Dudushi, Sokol Balla, Altin Basha etj dhe në televizion paralel kanë ndërtuar perandori Blendi Fevziu, Ardit Gjebrea, Vera Grabocka etj. Ju përshëndes dhe natën e mirë!”, ka shkruar ndër të tjera në reagimin e tij Olsi. Reagim, i cili ka marrë mbështetje të gjerë nga publiku i thjeshtë, por jo vetëm.

Edhe disa prej VIP-ave janë pozicionuar krah aktorit. Një prej tyre është miku i tij i vjetër, Bes Kallaku, i cili kujtojmë se është një personazh që ka dalë nga ambientet e këtij televizioni.

Gjithashtu edhe Klea Huta si dhe Elgit Doda, një personazh që ka pasur një sërë bashkëpunimesh me “Top Channel”, kanë shprehur hapur mbështetjen e tyre ndaj Olsit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50539 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE