Deklarata e plotë e Julit për Heidin që bëri xhiron e rrjetit

vovalbania April 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Deklarata e plotë e Julit për Heidin që bëri xhiron e rrjetit

Ditën e djeshme bëri xhiron e rrjetit një video në të cilën Juli ka bërë një deklaratë që për shumë fansa të Heidit është komentuar si shokuese.

Në videon virale, Juli është duke biseduar me Eglën, Çimin dhe Gracianon në oborr.

Teksa të gjithë janë duke biseduar për Heidin, Juli është shprehur se një ish-banor ka thënë se Heidi do të ishte ishte lidhur me atë, nëse ai nuk do ishte i martuar, pasi e ka parë që ishte lojtar i fortë.

“Një banor që nuk është më këtu, i ka bërë një analizë kësaj (referuar Heidit) dhe i ka thënë këtë fjali: “Ti i ke fiksim lojtarët e fortë dhe ti iu ngjitesh. Ti tha e ke parë që në fillim që ky burri është lojtar i fortë por nuk lidheshe dot me të se ishte i martuar, për mua dhe pastaj gjeti tjetrin”, tha Juli.

Në këtë moment ka ndërhyrë Egla dhe Graciano të cilët kanë thënë se nuk e shohin ashtu.

Egla: Nejse unë nuk e shoh dot ashtu, më vjen keq Juli.

Graciano: E ke gabim. Nuk e shoh ashtu.

Juli: Tani hajde flasim, a doni të flisni, t’i thoni gjërat troç? Ti e ke parë që në fillim që ky burri është një lojtar i fortë(referuar vetes), por nuk lidheshe dot me të se ishte i martuar, por gjeti tjetër. Hajde flasim, doni të flasim tamam dhe t’i themi gjërat troç?…”- shprehet ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51457 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE