Biden “shuan” shpresat e Izraelit për pengjet: Ende asnjë marrëveshje në sfond!

vovalbania December 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Biden “shuan” shpresat e Izraelit për pengjet: Ende asnjë marrëveshje në sfond!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, deklaroi se nuk ka ende një marrëveshje mes Izralit dhe Hamasit për pengjet.

“Një marrëveshje Izrael-Hamas për lirimin e pengjeve të mbajtura në Gaza nuk pritet të arrihet së shpejti. Ne po shtyjmë diskutimet”, tha lideri amerikan gjatë një udhëtimi.

Çfarë dimë deri tani?

Gjatë kësaj kohe janë bërë përpjekje për të organizuar lirimin e më shumë pengjeve, me krerët e CIA-s, Mossad-it të Izraelit dhe kryeministrit të Katarit, që priten të takohen e diskutojnë këtë çështje.

Gjatë ditës së sotme zyrtari i lartë i Hamasit, Ghazi Hamad, tha se grupi nuk do të lirojë pengjet izraelite vetëm që lufta të rifillojë menjëherë pas kësaj.

“Vizioni ynë është shumë i qartë, ne duam të ndalojmë agresionin izraelit në Gaza“, tha ai për Al Jazeera.

Hamasi ka reaguar së fundmi për situatën në Gaza. Në një deklaratë në rrjete sociale, Hamasi thekson se numri i njerëzve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza deri më tani i ka kaluar 20,000.

Ndërkohë Izraeli dhe SHBA më parë kanë hedhur dyshime lidhur me raportet e publikuara nga Hamasi. BBC shkruan se numri i të vrarëve në Gaza mund të jetë i lartë, por ende është vështirë të dilet me shifra zyrtare, pasi shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar në rrënojat e shkatërruara.

Më herët zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Kirby tha se diskutimet për një armëpushim në Gaza po mbahen në mënyrë serioze.

Sipas raporteve të mediave izraelite, negociatat mendohet të përqendrohen në një marrëveshje për të liruar disa nga pengjet e mbetura, ndoshta në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50738 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE