Protestë për njohjen e pensioneve Itali-Shqipëri/Ambasadori Bucci: Çështja do të zgjidhet shumë shpejt!

vovalbania August 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Protestë për njohjen e pensioneve Itali-Shqipëri/Ambasadori Bucci: Çështja do të zgjidhet shumë shpejt!

Njohja e pensioneve mes Shqipërisë e Italisë, protestë para ambasadës italiane në Tiranë. Ambasadori i Romës, Fabrizio Bucci premtoi se çështja do të zgjidhet shumë shpejt.  Pak më shumë se një vit nga negocimi teknik i akordit të pensioneve mes Italisë dhe Shqipërisë, ende nuk është bërë i mundur ratifikimi i marrëveshjes. Protestuesit thërrisnin:

Duam djersën, mundin!

Jetojmë me 15 mijë lekë e në kushte të vështira. Kam 32 vite në Itali dhe aty kam vënë re humanizëm për këdo. I bëj vetes pyetjen, çfarë është Meloni? Mjafton një firmë dhe mbaroi!

Kam 30 vjet që punoj në Itali dhe kam dhënë kontribut të rëndësishëm në atë vend. Më takon, duhet të hipi shkallët për të nxjerrë bukën e gojës. Unë dua të me hedhin kontributet shqiptare e italiane, dua dinjitetin dhe djersën time.

Të jeni të bindur se do ta çojmë zërin tonë para parlamentit italian. Kam të drejtë të votoj në Itali, po s’kam në Shqipëri? Po është turp more! Ju nuk doni more, se i blini këtu, ne nuk blihemi! Duam djersën, jemi këtu vetëm për pensionet.

Pensionistëve që protestuan para selisë diplomatike të Romës, ambasadori italian në Shqipëri, Bucci u garantoi  se gjithçka do të zgjidhet shumë shpejt. Sipas tij, pala italiane po bën maksimumin për ta zgjidhur këtë çështje e apeloi për pak durim.

Më bëhet qejfi t’ju njoh. Më duhet t’ju siguroj që nga pala italiane po bëhet maksimumi për ta zgjidhur këtë problem. Kemi folur për të arritur një dakordësi me palën shqiptare. Ne tani jemi në momentet e fundit të dakordimit, mungojnë pak gjëra. Në javët e ardhshme apo maksimumi në muajt e ardhshëm do të realizohet firmosja e marrëveshjes italo-shqiptare. Ishte pak e vështirë sepse ka pasur disa teknikalitete për procedurë. Keni fjalën time, që nga pala italiane po bëhet maksimumi. Bëni pak durim!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49664 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE