“Kjo më bën mua fituese”, çfarë planesh kanë Juli dhe Heidi?

vovalbania April 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Kjo më bën mua fituese”, çfarë planesh kanë Juli dhe Heidi?

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Juli dhe Heidi kanë diskutuar sot me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku shkak është bërë krisja e marrëdhënies së kësaj të fundit me Eglën. Juli  po dyshonte në lojën e banores, e pyeti këtë të fundit se pse pikërisht tani ajo i dha fund miqësisë me Eglën, në një kohë që Heidi atij ia ka prerë shkurt muhabetin kur kanë debatuar.

Juli: Çfarë loje po bën Bac?

Heidi: Duhet të mendosh me pak

Juli: Unë s’mendoj fare për ty

Heidi: Është shumë më e cekët se kaq dhe kjo më bën mua fituese. Jo fituese e “Big Brother” por në debat. Është thjeshtësia dhe cektësia sesi unë i bëj gjërat. Unë eci përpara duke parë e duke bërë.

Një debat ka ndodhur mes Erjolës dhe Meritonit ditën e sotme. Kjo për shkak se Meritoni është betuar për djalin e tij se nuk i shikon si lojtare Erjolën dhe Rozën, gjë e cila e ka nevrikosur shumë Erjolën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51097 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE