Ka thyer rekordin Guinness, gjithçka rreth DJ të njohur botëror Black Coffee!

vovalbania April 30, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ka thyer rekordin Guinness, gjithçka rreth DJ të njohur botëror Black Coffee!

DJ i njohur botëror dhe njëherësh fitues i çmimit Grammy, Black Coffe do të vijë këtë vit në Sunny Hill Festival në Prishtinë. Gjatë dy dekadave të fundit, DJ dhe njëherësh producenti i njohur Black Coffe ka qenë një nga emrat më të spikatur global të muzikës elektronike.

Në vitin 2022, ai fitoi çmimin Grammy për albumin më të mirë në kategorinë Best Dance/Electronic të titulluar ‘Subconsciously’. Ai ka punuar me emra të njohur sikurse Drake dhe Alicia Keyes. Ai madje ka kompozuar edhe albumin tejet të suksesshëm të Drake ‘Honestly Nevermind’.

Black Coffee gjithashtu bashkëpunoi me super-yllin ndërkombëtar Drake në hitin “Get it Together”. Në vetëm disa vite, Black Coffee ka performuar në skena dhe evente të shumta të botës, duke përfshirë edhe festivalin Tomorrowland. Ai në vitin 2010, kishte thyer rekordin Guinness pasi kishte luajtur muzikë për 60 orë. Black Coffee ishte DJ i parë i cili kishte luajtur për 60 orë me vetëm një dorë, duke qenë se tjetrën nuk mund ta lëviz për shkak të një incidenti që kishte pësuar në moshën 13-vjeçare.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51736 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE