Parashikimi i motit, 30 prill 2024!

vovalbania April 30, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parashikimi i motit, 30 prill 2024!

Edhe këtë të martë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe temperatura disa gradë më të larta për periudhën që ndodhemi.

Më pas duke filluar nga dita e Mërkurë dhe deri ditën e Premte pritet një paqëndrueshmëri e kushteve atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira mesatare deri të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe kryesisht intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra këto reshje do të jenë me intensitet deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut e lehtë dhe shpejtësi mesatare 1-5 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore ajo hera-herës bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 8-12m/s.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51737 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE