Raporti/Më shumë se 50,000 emigrantë minorenë të ardhur në Evropë janë zhdukur!

vovalbania April 30, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Raporti/Më shumë se 50,000 emigrantë minorenë të ardhur në Evropë janë zhdukur!

Numrin më të lartë e ka Italia me 23,000 minorenë të zhdukur, thuhet në raportin e grupit të aktivistëve ‘Lost in Europe Project’

Më shumë se 50,000 minorenë të pashoqëruar, janë zhdukur pasi kanë ardhur ilegalisht në Evropë dy vitet e fundit, sipas sondazhit të grupit te gazetarëve evropianë.

“Italia kishte numrin më të madh të të zhdukurve të mitur me 22,899, e ndjekur nga Austria (20,077), Belgjika (2,241), Gjermania (2,005), Zvicra (1,226),” tregonin të dhënat e, mbledhura në 13 vende evropiane në vitet 2021 – 2023.

Aktivistët shtonin se shifrat mund të jenë më të larta prej mungeses së informacioneve, pasi shumë vende evropiane nuk mbajnë të dhëna minorenët e pashoqëruar të zhdukur.

“Këto shifra shokuese tregojnë se sa serioze është çështja”, thuhej në raport.

Zbulimet mbështeteshin nga Aagje Ieven, e agjencisë evropiane për fëmijët e humbur, e cila tha: “Ky numër i minorenëve të pashoqëruar, shërben si një kujtesë për ajsbergun gjigant që fshihet nën sipërfaqe”

Por ndërsa Bashkimi Evropian që përballet me politikat e veta për emigracionin, kritikat nga politikanët italianë nxjerrin në pah shqetësime më të gjera në lidhje me efektivitetin e masave të bllokut në adresimin e sfidave të këtij problemi në kontinent.

Eurodeputetja italiane Annalisa Tardino ka shprehur kritika të forta kundër Paktit të Migracionit dhe Azilit që u votua këtë të mërkurë në parlamentin Europian. Sipas saj, masat e BE-së nuk arrijnë të adresojnë sfidat e rëndësishme të paraqitura nga migrimi, veçanërisht për vendet si Italia dhe ato që kufizohen me Mesdheun.

Parlamenti Evropian miratoi këtë pasdite 10 tekste legjislative për të reformuar politikën evropiane të migracionit dhe azilit. Për të ndihmuar vendet e BE-së që përballen me fluks emigrantësh, shtetet e tjera anëtare do të kontribuojnë duke zhvendosur aplikantët për azil në territorin e tyre, duke dhënë kontribute financiare ose duke ofruar mbështetje operative dhe teknike.

Në thelb të ligjeve qëndron një mekanizëm për t’iu përgjigjur fluksit të papritur të emigrantëve. Në bazë të ligjeve të miratuara, përpunimi i kërkesave për azil në kufijtë e BE-së në të ardhmen do të duhet të jetë më i shpejtë.

Sipas një kuadri të ri shtetet anëtare, mbi baza vullnetare, do të ofrojnë pritjen e refugjatëve të njohur nga UNHCR nga vendet e treta, të cilët do të udhëtojnë në territorin e BE-së në mënyrë legale, të organizuar dhe të sigurt.

Rregulloret pritet të fillojnë të zbatohen pas dy vitesh. Për direktivën e kushteve të pritjes, shtetet anëtare do të kenë dy vjet kohë për të prezantuar ndryshimet në ligjet e tyre kombëtare.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51335 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE