I dyshuari kryesor për vrasjen e 14 vjeçares në Shkup, Turqia do të ekstradojë Lupço Palevskin!

vovalbania April 30, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I dyshuari kryesor për vrasjen e 14 vjeçares në Shkup, Turqia do të ekstradojë Lupço Palevskin!

Një gjykatë në Turqi ka miratuar kërkesën e autoriteteve në Maqedoninë e Veriut, për ekstradimin e Lupço Palevski Paços, të dyshuarit kryesor për vrasjen e 14 vjeçares Vanja Gjorçevska dhe të 74 vjeçarit Panço Zhezhovski.

Lajmin e bëri të ditur, ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, Krenar Lloga.

“Nga Republika e Turqisë morëm miratimin për ekstradimin e Lupço Palevskit. Rezultati pozitiv i procedurës vjen pas të gjitha masave dhe aktiviteteve maksimale të ndërmarra nga juridiksioni i Ministrisë së Drejtësisë”– është shprehur Lloga.

Prokuroria maqedonase ka njoftuar se procedura e ekstradimit do të kryhet nga ministria e Punëve të Brendshme. Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e paraburgimit.

I ekspozuar në media, aktiv në politikë dhe biznesmen i dyshuar, kështu mund të përshkruhet profili i Lupço Palevskit – Palço, i dyshuar për vrasjen e 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit, Pançe Zhezhovski nga Velesi.

Palevski ishte aktiv në rrjetet sociale me podkastin e tij “Krsh”, si drejtues i lëvizjes “E treta”, një grupim politik me bindje pro-ruse ku ai përçonte mesazhe me nxitje nacionaliste.

Mbrëmjen e 21 nëntorit, një ditë para rrëmbimit të 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski, ai kishte bërë një njoftim në rrjetin social Facebook se emisioni i radhës i paraparë për të dielën, do të shtyhej për të martën, më 23 nëntor.

Ditën e rrëmbimit të Zhezhovskit ai nuk bëri asnjë postim, ndërsa pas rrëmbimit të 14-vjeçares në disa raste ka shkruar se fëmijërinë e kishte kaluar pranë shkollës “Pestaloci”, e njëjta ku mësonte Vanja Gjorçevska.

Ndër personat e dyshuar për vrasjen e 14 vjeçares është edhe babai i saj. Trupi i pajetë i të miturës u gjet në një zonë të braktisur në Shkup.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51308 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE