Romeo për Julin: “Të më tregojë ky sa burrë duhet të jem me të dashurën time”!

vovalbania April 30, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Romeo për Julin: “Të më tregojë ky sa burrë duhet të jem me të dashurën time”!

Romeo ka komentuar debatet e fundit mes Eglës, Julit dhe Heidit, duke e cilësuar gjithçka teatër.

Ai u ndal tek komentet e Julit për burrërinë e tij, duke u shprehur se nuk e di deri ku mund të arrijë më shumë Juli në këtë situatë. Aishtoi se mes Julit dhe Eglës ka një marrëveshje për ta sulmuar. Romeo tha:

Juli ma ka thënë disa herë atë punën e burrërisë, e njoh shumë më mirë seç njeh ai veten. Unë di shumë mirë që ai do i shtrembërojë fjalët. Vetëm nuk e di ku mund të shkojë më, të më flasë mua sa burrë duhet të jem me të dashurën time. Nuk e di çfarë i ka mbetur më, sa thellë do shkojë, po çmendem. Sa i përket reagimit të Julit dhe Eglës, që është teatër, këta reagojnë vetëm kur u intereson. Shoh një mirëkuptim me sy që ‘qëlloje por kujdes sepse duhet ruajtur’. Nuk e kuptoj këtë konceptin  ‘e kam xhan’. Këta të shtyjnë aty ku dhemb më shumë dhe pastaj të thonë’ të kam xhan’.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51364 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE