Dhuna në protestën para Bashkisë Tiranë, 3 të proceduar e 3 në kërkim!

vovalbania May 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dhuna në protestën para Bashkisë Tiranë, 3 të proceduar e 3 në kërkim!

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njoftoi sot se ka proceduar në gjendje të lirë tre shtetas në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Shtetasit e moshave 27, 40 e 63-vjeç u proceduan në lidhje me veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, si dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Po ashtu, zyrtarisht njoftohet se dy të rinj 19-vjeçarë e një person 57-vjeç u shpallën në kërkim për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

Njoftimi zyrtar: 

Në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, procedoi në gjendje të lirë shtetasit:

– K. K., 27 vjeç, S. G., 40 vjeç, dhe A. Q., 63 vjeç, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim shtetasit Z. B., 19 vjeç, R. D., 19 vjeç dhe N. M., 57 vjeç, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë.

“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Për rreth tre orë, opozita protestoi mbrëmë para Bashkise së Tiranës duke njoftuar se protesta e radhës do të jetë ditën e martë, 7 maj, në orën 11:00. Ish-deputeti demokrat, Belind Këlliçi deklaroi se tubimet e protestuesve do të vijojnë derisa sipas tij, të japë dorëheqje kryebashkiaku Erion Veliaj. Ashtu si në protestat e mëparshme u shënuan tensione dhe u hodhën sende të forta e molotovë, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës.

Në një tjetër zhvillim, po dje, Veliaj qëndroi për më shumë se 7 orë në mjediset e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Gazetarëve iu tha se ishte ezauruar totalisht çështja e shpjegimeve mbi inceneratorin e Tiranës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51179 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE