Lufta në Ukrainë, ushtria tërhiqet nga qyteti Avdiivka!

vovalbania February 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lufta në Ukrainë, ushtria tërhiqet nga qyteti Avdiivka!

Ushtria ukrainase u tërhoq nga Avdiivka, qytet për të cilin ishte luftuar prej muajsh me forcat pushtuese ruse. Njoftimin e dha sot në mëngjes shefi Oleksander Syrskyi në platformën X ku ai shkruan:

Bazuar në situatën operacionale rreth Avdiivkës, për të shmangur rrethimin e për të ruajtur jetën dhe shëndetin e ushtarakëve tanë, unë vendosa që të tërhiqja njësitë tona nga qyteti dhe të lëvizja për të mbrojtur pozicione më të favorshme.

Trupat ruse janë përpjekur që të kapin Avdiivkën që nga tetori i vitit të kaluar duke pësuar dhe humbje të mëdha. Ish-qyteti industrial ka qenë një post ukrainas në afërsi të Donetsk-ut, kryeqendra e kontrolluar nga Rusia e rajonit të qymyrit dhe çelikut të Donbass-it, që nga viti 2014.

Pushtimi i qytetit nga trupat ruse mund të mos jetë strategjikisht i rëndësishëm, por ai mund të shfrytëzohet nga Kremlini për qëllime propagandistike përpara zgjedhjeve presidenciale ruse në muajin mars ku Vladimir Putin synon një mandat tjetër.

Kështu shkruajnë ekspertë nga Instituti Amerikan për Studimin e Luftës (ISW). Hera e fundit kur Ukrainës iu desh që të hiqte dorë nga një qytet ishte pas betejës së Bakhmutit në pranverën e vitit të kaluar, një betejë e cila gjithashtu zgjati me muaj.

Po ashtu, Syrskyi shkruan se ushtarët e përmbushën detyrën e tyre ushtarake me dinjitet e bënë gjithçka “për të shkatërruar njësitë më të mira ushtarake ruse”.

Ata i shkaktuan armikut humbje të konsiderueshme në aspektin e personelit e të pajisjeve. Ne po marrim masa për të stabilizuar situatën, si dhe për të ruajtur pozicionet tona. Jeta e personelit ushtarak është vlera më e lartë.

Gjatë ditëve të fundit, situata për mbrojtësit ukrainas në qytet ishte bërë gjithnjë e më e vështirë.

Mbrojtësit ukrainas po luftonin në kushte çnjerëzore!

Përshkrimin e bëri shërbimi për shtyp i Brigadës 110 të ushtrisë ukrainase të vendosur në Avdiivka.

Trupat ruse kishin avancuar nga disa anë, thanë të enjten ekspertët e ISW-së në analizën e tyre të përditshme.

Pas një jave mbushen plot dy vjet nga nisja e pushtimit të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës. Për Moskën, “kjo nuk është luftë”, por operacion special ushtarak për çmilitarizimin e vendit fqinj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49831 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE