Është 58 vjeç por askush nuk e beson, artisti nga Singapori “çmend” rrjetin!

vovalbania May 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Është 58 vjeç por askush nuk e beson, artisti nga Singapori “çmend” rrjetin!

Chuando Tan nga Singapori duket se ka gjetur sekretin e rinisë së përjetshme. Imazhi i artistit nga Singapori ka bërë xhiron e botës. Ai është 58 vjeç, i lindur më 3 mars 1966, por duket shumë më i ri. Chuando Tan filloi karrierën e tij si model në vitet 1980 dhe rreth 10 vjet më vonë ai hyri në botën e muzikës, duke interpretuar balada pop. E gjithë kjo pa shumë sukses, gjë që bëri t’i drejtohej pasionit të tij të vërtetë, fotografisë.

Një mik i tij i rekomandoi të hapte një llogari në Instagram, ku përveç publikimit të punës së tij profesionale, postonte edhe imazhe të tij dhe tashmë ka 1.4 milionë ndjekës. Influencuesi ka pranuar se një pjesë e madhe e pamjes së tij rinore është për shkak të gjenetikës, por ai ka ndarë edhe serinë e rutinave dhe kujdesit që e ndihmojnë të ruajë atë pamje.

Chuando ka treguar se ditën e nis me 6 vezë të ziera pa të verdha. Pas mëngjesit ai ha pulë me oriz ose perime të pjekura në skarë. Në kohën e drekës ha supë peshku dhe lë vend për ëmbëlsirë, e cila zakonisht është akullore. Ai ka hequr dorë nga kafeja dhe çaji dhe rekomandon thjesht të pini shumë ujë.

Chuando zakonisht e mbyll mbrëmjen me një sallatë. Ai pranon se ka bërë një trajtim me botoks, por këmbëngul se ishte shumë vite më parë. Trajtimet e tij të vetme janë kremrat e fytyrës dhe lyerja e flokëve për të fshehur flokët e tij të thinjur.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51156 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE