Kryeministri Rama: Do të jetë sezoni më i pastër turistik!

vovalbania May 01, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Kryeministri Rama: Do të jetë sezoni më i pastër turistik!

Kryeministri Edi Rama garantoi sot se ky do të jetë sezoni më i pastër për ujërat larës në detet e liqenet e vendit, ndërsa u ndal te masat drastike që janë vendosur ndaj sipërmarrjeve që ndotin ujërat. Gjatë një vizite në impiantin e Ferrokromit në Elbasan, shefi i qeverisë shqiptare u shpreh:

Nuk pretendojmë se nuk do të ketë defekte, por me vendosjen e një mase drastike për të gjithë sipërmarrjet në fushën e hotelerisë dhe industrisë së mikpritjes po shohim rezultate që na bindin se sezoni i ardhshëm do jetë perfekt edhe në këtë aspekt.

Kryeministri Rama vuri në dukje se jemi në një fazë të re ku Shqipëria ka kaluar me sukses procesin e skanimit të Bashkimit Europian, BE me çeljen e negociatave dhe ka marrë angazhime të forta lidhur me mjedisin. Po ashtu, Rama theksoi se është përgjegjësi kombëtare dhe institucionale respektimi, mbrojtja e gjithashtu përmirësimi i cilësisë së mjedisit.

Ligjet në lidhje me përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit dhe menaxhimin e integruar të mbetjeve janë një shëmbëlltyrë e kësaj faze të re. Këto ligje janë në zhvillim e sipër e së shpejti i kalojnë parlamentit.

Duke folur mbi mbrojtjen e mjedisit, kryeministri Rama theksoi se sipërfaqja e mbrojtur në vendin tonë është rritur nga 17% në 22%.

Ashtu sikundër edhe kontrolli i shoqëruar me masa drastike ndaj sipërmarrjeve po jep rezultate pozitive. Mjafton të marrim shembullin e ndalimin drastik të derdhjes së ujërave të ndotura në ujërat larës të detet e liqeneve tona që ka sjellë një angazhim të përgjithshëm të sipërmarrjeve hoteliere për të garantuar përpunimin dhe filtrimin e ujërave të ndotur dhe për të ndalur atë terror ekologjik që ka karakterizuar për shumë vite zhvillimin e turizmit dhe infrastrukturës hoteliere me derdhjen në det të ujërave të ndotura.

Në impiantin e Ferrokromit, me investimet e reja sigurohet respektimi i të gjitha standardeve mjedisore e sociale, si detyrim i të gjitha sipërmarrjeve që ta mbrojnë dhe të mos ndotin hapësirën e përbashkët. Rama vlerësoi investimin prej 2 milion eurosh të kompanisë për vendosjen e filtrave të pastrimit, të cilin e konsideroi premtim të mbajtur.

Sot na solli këtu një premtim i mbajtur i kompanisë pas një udhëkryqi dhe një ngërçi të krijuar si rezultat i reagimit legjitim të komunitetit dhe po ashtu edhe një reagimi legjitim të institucioneve shtetërore për të ndalur emetimin e CO2 duke vendosur të gjithë filtrat e domosdoshëm.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51335 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE