Luizi flet pas lindjes së vajzës: ‘Qenka lumturia më e madhe!’

vovalbania May 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Luizi flet pas lindjes së vajzës: ‘Qenka lumturia më e madhe!’

Më 30 prill 2024, Kiara dhe Luizi u bënë prindër për herë parë të një vajze, Luna Mari Ejlli. Domosdo, këngëtari dhe moderatorja Kiara Tito, s’mund të ishin më të lumtur.

Pas lindjes së vajzës, Luizi me anë të një story flet për emocionet e të qenit baba, duke e cilësuar vajzën si lumturinë më të madhe.

“Më keni bërë njeriun më të lumtur në botë! Kam menduar se lumturia ka qenë kur më ka thënë Kiara “po”, por më vjen keq t’i them Kiarës se lumturia më e madhe qenka kjo tjetra. Është fakt. Keni për ta kuptuar kur ta provoni dhe ata që e kanë provuar e dinë. Zoti ju bekoftë!, – tha Luizi dhe paralajmëroi që sot do të bëjë një video live me Kiarën.

Mëngjesin e sotëm moderatorja publikoi foton e parë të Luizit me vajzën në krahë

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51125 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE