“Më qëllove mua?”, çfarë ndodhi mes Eglës dhe Romeos mbrëmjen e kaluar?

vovalbania May 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Më qëllove mua?”, çfarë ndodhi mes Eglës dhe Romeos mbrëmjen e kaluar?

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Prime-n e djeshëm si lidere e re e shtëpisë Vëllai i Madh i caktoi Eglës të vendoste dy banorë në televotim dhe më i votuari do të ishte finalisti i parë iëtij edicioni dhe zgjedhja e saj ishte Heidi -Romeo. Ama banorëve të tjerë nuk iu komunikua i plotë ky televotim dhe ata kujtojnë se një prej tyre do të eleminohet. Pas darkës Romeo dhe Egla kanë debatuar shumë ashpër me njëri-tjetrin, kjo pasi Romeo është shumë i prekur nga situata ndryshe nga Egla që e di të vërtetën dhe ka ndenjur shumë e qetë. I nevrikosur Romeo i ka shprehur shumë fjalë banores, pasi nuk e mendonte se ajo do të godiste ata të dy.

Kjo ishte loja? Më qëllove mua? Këtë bëre? Këtë fytyrë nxore? Një herë që t’u dha pushteti kjo ishte fytyra jote? Je e pafytyrë! Je totalisht e pafytyrë! Të kam mbrojtur që nga dita 1, fytyrën tënde e kam mbrojtur që nga dita 1, ndërsa në momentin që të erdhi në dorë pushteti… a je krenare me veten?

Të ulur në oborr, pas darke, Romeo dhe Heidi ishin shumë të heshtur. Heidi mundohej ta qetësonte, por dukej e pamundur për Romeon, i cili ishte shumë i prekur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51315 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE