“Nga televotimi do dalë Romeo…”/ Si e komenton Isli Islami nominimin e Eglës?!

vovalbania May 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Nga televotimi do dalë Romeo…”/ Si e komenton Isli Islami nominimin e Eglës?!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent.

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh. I ftuar sot në “Big Brother Radio” ishte Isli Islami, i cili bëri një analizë të detajuar mbi banorët dhe situatat e “BBV3”. Ndërkohë, i pyetur lidhur me nominimin që bëri Egla mbrëmjen e djeshme, ai u shpreh si më poshtë.

Unë mendoj që Egla kishte një lloj koherence në atë që u diskutua. Nëse do bënte një nominim tjetër do i binte që do bënte disa kacavjerrje nga njëra në tjetrën. Ajo s’bën gabime amatore. I bëri një dhuratë njërit prej të dyve. Unë mendoj që të dy do jenë në finale. Unë mendoj që nga televotimi do dalë Romeo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51195 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE