Rritet me 100% numri i vizitorëve në parkun arkeologjik të Apolonisë, 10 mijë vizitorë vetëm në muajin prill!

vovalbania May 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rritet me 100% numri i vizitorëve në parkun arkeologjik të Apolonisë, 10 mijë vizitorë vetëm në muajin prill!

Këtë 1 Maj parku i Apolonisë pati një fluks të pazakontë vizitorësh, jo vetëm vendas por edhe të huaj.

Të ardhur nga Franca, Spanja, Danimarka, Finlanda, republika Çeke,  Italia, Polonia, Britania shijuan këtë ditë pushimi historinë dhe natyrën.

Në përshtypjet e vizitorëve të huaj, Shqipëria është një vend me natyrë të mrekullueshme dhe njerëz mikpritës.

“Kam vizituar disa qytete si Tiranën, Durrësin, Beratin e Sarandën dhe jam mrekulluar nga peizazhi natyror i Shqipërisë dhe me këto përshtypje më ngjallet dëshira ta vizitoj përsëri Shqipërinë, por me destinacion Veriun dhe Alpet”, tha një turist francez.

Ndërkohë drejtuesja e Parkut Arkeologjik të Apolonisë dhe Bylis, Ornela Durmishi është shprehur se kjo periudhë shënon një fluks vizitorësh që përkon dhe me çeljen e sezonit turistik.

“Nuk kemi më një turizëm sezonal. Vetëm përgjatë kësaj periudhe është rritur me 100% më shumë numri i turistëve, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe me muajin prill numri i turistëve shënoi rekord me 10 mijë vizitor”, tha Durmishi.

Kreu i qeverisë  Edi Rama tha se turizmi solli 4.2 miliardë euro gjatë vitit 2023 për vendin.

Nuk na duhet thjesht të rrisim numrin. Të kesh 1 milion turistë që të konsumojnë pak çdo ditë, apo të kesh 100 mijë që konsumojnë shumë çdo dite.

Vuri theksin tek pastërtia dhe menaxhimi i mbetjeve gjatë sezonit turistik ndërsa projeksioni për 2030 pritet të jetë në 30 milionë turistë

“Sot nëse më pyesni se ku do jetë Shqipëria 2030 në raport me numrin e turistëve dhe nëse i kthehem objektivit tonë shumë ambicioz për të pasur 20 milionë turistë në 2030, kam shumë frikë se do të gaboja pasi do të na duhet të shikojmë edhe këtë vit dhe vitin e ardhshëm për të pasur pastaj më shumë siguri për një projeksion 5 vjeçar, në sensin që unë them që nuk është absolutisht marrëzi të mendosh duke parë si ka filluar ky vit, që shifra e 20 milionë turistëve do të arrihet shumë më përpara dhe që në 2030 kërkesa për Shqipërinë mund të arrijë deri në 30 milionë, por kur flasim për këto projeksione dhe kur flasim për rritjen e kërkesës duhet nga ana tjetër që të mos harrojmë asnjëherë ofertën” nenvizoi Rama.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51373 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE