Trafik droge përmes detit, GJKKO-ja jep masa sigurie për 3 persona!

vovalbania May 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Trafik droge përmes detit, GJKKO-ja jep masa sigurie për 3 persona!

Edhe tre persona të tjerë janë arrestuar në vijim të operacionit të koduar “Flakë në det”. Operacioni i ndërmarrë vitin e kaluar çoi në pranga dhe një Komisar të Kurbinit, Dritan Metaj, i dyshuar se shoqëronte personin e njohur si “Baroni i drogës”, Gëzim Çela, si dhe anëtarë të tjerë të grupit të drogës.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e  Organizuar pranoi sot kërkesën e Prokurorisë së Posaçme. Në pranga ranë shtetasit Alket Deda, Ksenofon Bodo, Selami Lushkaj, si persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Njoftimi zyrtar: 

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e  Organizuar pranoi sot kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, për caktimin e masës së sigurimit për personat nën hetim A. D., S. L. dhe K. B.,  si persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Caktimi i masave të sigurisë u krye në vijim në vijim të veprimeve proceduriale, në lidhje me procedimin penal të vitit 2023, në kuadër të të cilit, është zhvilluar operacioni policor i datës 15 gusht të këtij viti i emërtuar “Flakë në det”, ku nëpërmjet detit është tentuar të trafikohet një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike.

Masat e sigurimit ndaj personave nën hetim A.D. S.L. dhe K.B., janë ekzekutuar nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në datën 30 prill.

Gjatë ekzekutimit të vendimit për caktimin e masave të sigurimit, është ushtruar kontroll në disa banesa dhe subjekte tregtare.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51125 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE