Cher tregon arsyen se përse lidhet me meshkuj më të rinj se vetja: “Ata të moshës time kanë vdekur…”!

vovalbania May 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Cher tregon arsyen se përse lidhet me meshkuj më të rinj se vetja: “Ata të moshës time kanë vdekur…”!

Këngëtarja 77-vjeçare, Cher, ka zbuluar së fundmi se ka refuzuar një takim me Elvis Presleyn. “Kjo ndodhi sepse isha pak nervoze për reputacionin e tij. Jam realisht pak e turpshme ndaj meshkujve”-ka thënë artistja në emisionin “The Jennifer Hudson Show”. Ajo ka shpjeguar gjithashtu pse viteve të fundit kalon kohën kryesisht me meshkuj më të rinj.

Arsyeja pse dal me djem më të rinj është se meshkujt e moshës sime ose më të moshuar… Epo, tani të gjithë janë të vdekur. Edhe më parë frikësoheshin të më afroheshin. Të rinjtë janë shumë të mirë, janë edukuar nga gra si unë.

Cher është në lidhje prej dy vitesh me reperin 40 vjet më të ri, Alexander Edwards. Çifti u pa për herë të parë në nëntor të vitit 2022 duke u mbajtur për dore në Los Angeles. Vitin e kaluar në shtator, në një shfaqje mode të “Balmain” në Paris, ata zyrtarisht konfirmuan se janë në një lidhje. Artistja e famshme ka qenë e ftuar vitin e kaluar në “The Kelly Clarkson Show”, ku ka komentuar për diferencën e madhe të moshës ndërmjet saj dhe Edwards.

“Në letër, kjo tingëllon pak e çuditshme, por në realitet ne përshtatemi shkëlqyeshëm. Ai është i jashtëzakonshëm dhe unë nuk i atribuoj burrave cilësi që nuk i meritojnë. Shumë i sjellshëm, i zgjuar, i talentuar dhe vërtet argëtues. Nëse nuk do të kisha takuar meshkuj të rinj gjatë jetës sime, nuk do të kisha dalë kurrë në ndonjë takim sepse burrat më të moshuar nuk më pëlqenin aq shumë”-shtoi Cher. Dyshja thuhet se patën një problem në maj 2023 dhe u ndanë, por u ribashkuan muaj më vonë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51151 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE