Deklaratat për Luizin dhe Kiarën, a e uroi Zhaklina çiftin pasi u bënë prindër?!

vovalbania May 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Deklaratat për Luizin dhe Kiarën, a e uroi Zhaklina çiftin pasi u bënë prindër?!

Zhaklin Lekatari, ish-opinionistja e edicionit të kaluar të “Big Brother VIP”, ka qenë shpesh e komentuar në rrjet për deklaratat e saj mbi Luiz Ejllin dhe Kiara Titon.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Zhaklina është pyetur se si është marrëdhënia me çifitin e njohur dhe nëse e ka uruar dyshen për ardhjen në jetë të vajzës së tyre.

Për këtë, gazetarja është përgjigjur:

“Nuk kam kontakte me të gjithë banorët e “BBV”. Jo, me thënë të drejtën nuk e kam uruar. Sigurisht që ardhja në jetë e një fëmijë është gjithmonë e begatë dhe jetë të gjatë të gjithë ata që lindin, jo vetëm vajzës së tij. Por nuk mendoj se duhet të bëja një urim publik sepse nuk kam bërë urime të tjera publike për personazhe të tjerë. Nëse urimet i bëj, i bëj private, nuk i bëj asnjëherë publike. Mendoj se bërja e urimeve publike është pak sikur do të shesësh mend, që je njëri pozitiv dhe do pak nga vëmendja e tjetrit. Ndërkohë që unë mendoj se në këto ditë të bukura njerëzit duhet ta shijojnë vëmendjen e plotë dhe nëse dëshiron të bësh një urim, mund ta bësh edhe privatisht.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51355 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE