Lufton sëmundjet, si të përgatisni lëngun e lakrës së kuqe për veshkat, mëlçinë dhe tretjen!

vovalbania May 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lufton sëmundjet, si të përgatisni lëngun e lakrës së kuqe për veshkat, mëlçinë dhe tretjen!

Lëngu i lakrës së kuqe është i jashtëzakonshëm për organizmin. Ai është i pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë të cilët forcojnë imunitetin, luftojnë sëmundjet dhe mbrojnë organet prej tyre. Lakra e kuqe është një nga burimet më të mrekullueshme të vitaminës C, që ndikon pozitivisht për shumë funksione në organizëm.

Një gjysëm gote uji me lëngun e lakrës së kuqe përmban 150 miligramë vitaminë C, që është edhe 100% e nevojës ditore të organizmit për këtë vitaminë. Në të njëjtën sasi mund të merrni 650 miligramë kalium që përbën 14% të dozës së rekomanduar ditore dhe 102 mikrogramë të vitaminës K, që përbën 85% të nevojës ditore të organizmit për këtë vitaminë.

Lakra e kuqe ka 10 herë më shumë vitaminë A se lakra e bardhë. Kjo vitaminë e mban lëkurën të shëndetshme, forcon imunitetin dhe mbron shikimin. Për më tepër, lakra e kuqe ka dyfishin e hekurit që ofron lakra e bardhë.
Për të marrë një dozë të lartë antioksidantësh kundër radikaleve të lira dhe pastrimin e mëlçisë, rekomandohet gjysma e një lakre të kuqe të përmasave mesatare, një panxhar mesatar, kokrrat e një shege, një copë e vogël xhenxhefili e qëruar. Hidhini të gjithë përbërësit në një shtrydhëse frutash dhe pijeni lëngun menjëherë.

Për shëndetin e veshkave ju duhet 1 tufë me kopër, gjysëm molle jeshile, 3 gota uji me lakër të kuqe të grirë. Hidhini të gjithë përbërësit në shtrydhëse dhe pijeni rregullisht. Lakra e kuqe rekomandohet edhe për përmirësimin e tretjes. Merrni 2 gota uji me lakër të kuqe të grirë, 3 kërcenj selinoje, gjysma e një limoni me gjithë lëkurë dhe gjysma e një molle jeshile. Lajini të gjithë përbërësit dhe kalojini në shtrydhësen e frutave. Lëngun pijeni menjëherë. Ky lëng eliminon gazrat e tepërt në stomak dhe vë në lëvizje të gjithë sistemin tretës.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51125 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE