“Meritoni është lart, por…”/ Kilda Hysenbegasi në “Big Brother Radio”: Egla ka shumë momente që më pëlqen…

vovalbania May 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Meritoni është lart, por…”/ Kilda Hysenbegasi në “Big Brother Radio”: Egla ka shumë momente që më pëlqen…

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent.

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh. Të ftuara sot në “Big Brother Radio” ishin Kilda Hysenbegasi dhe Pamela Shqezi, të cilat bënë një analizë të detajuar mbi banorët dhe situatat e “BBV3”. Ndërkohë, cilët janë finalistës sipas Kildës?!

Mendoj që momentalisht Meritoni është lart, por për të bër tifo është e vështirë. Do të thoja që edhe Egla ka shumë momente që më pëlqen në mënyrën si i luan siuatat dhe si i aktivizon të gjithë banorët. Meritoni, Romeo, Egla, Juli dhe Heidi besoj shkojnë në finale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51152 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE