Një tjetër surprizë, aktorin e “Në Kuadër të Dashurisë” së shpejti do ta shohim në “DWTS”!

vovalbania September 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një tjetër surprizë, aktorin e “Në Kuadër të Dashurisë” së shpejti do ta shohim në “DWTS”!

Spektakli më i madh i kërcimit në vend së shpejti do të nisë. “Dancing with the Stars”, show magjik i kërcimit që do të nisë shumë shpejt në Top Channel. Programi më popullor i kërcimit në botë, me patentë të BBC, do të jetë ekskluzivisht në Top Channel, ku pritet të ketë emra mjaft të njohur të showbiz-it. Faqja zyrtare e DWTS në Instagram sapo publikoi konkurrenten e radhës.

Aktorin Roerd Toçe së shpejti do ta shohim në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”, por sa do ta ndihmojnë aftësitë e tij skenike në DWTS?! Balerina profesioniste Ensa do ta shoqërojë në këtë rrugëtim emocionues!

Kujtojmë se ditën e djeshme u njoftua një tjetër konkurrente. Aktiviste dhe opinioniste, Ina Kollçaku është më gati se kurrë të sfidojë veten në kërcim. Kujtojmë se Ina ka qenë pjesë e Për’puthen 1. Kasti i këtij viti të DWTS duket se do të na dhurojë emocione të forta.

Artistë të muzikës si Fifi dhe Enxhi Nasufi, yje të showbiz-it si Juliana dhe Atalanta, dhe madje dhe një politikan si Saimir Korreshi. Duket se surprizat nuk kanë mbaruar ende. Me cilët personazhe do të përmbyllet DWTS, kush do të jetë në juri?!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE