“Bën vaki dhe nuk i fik dritat…”/Elgit Doda i dërgon mesazhin e papritur Romeos në shtëpinë e BBV!

vovalbania May 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Bën vaki dhe nuk i fik dritat…”/Elgit Doda i dërgon mesazhin e papritur Romeos në shtëpinë e BBV!

Mbrëmjen e djeshme banorët e Big Brother VIP 3 janë mbledhur të gjithë në living dhe kanë parë mesazhet që i kanë dërguar të afërmit e tyre. Një prej banorëve që u emocionua më së shumti ka qenë Romeo. Ai ka lexuar një mesazh që i nisi shoku i ngushtë i tij Elgit Doda, ku ky i fundit nuk la pa përshëndetur as Heidin, ku la të nënkuptojnë se të afërmit e Romeos janë pro kësaj lidhje. Në mesazhin e “Big Love” shkruhej:

Bro se bën vaki dhe nuk i fik dritat e asaj shtëpie, më mirë rri aty brenda dhe mos dil më. Ke treguar që ke një zemër të madhe dhe je ai Romeo që unë njoh. Të mos flas sa më ka marrë malli se do fillojmë të qajmë të dy. Por të them që të pres sepse kemi shumë gjëra që kemi lënë përgjysmë këtu. Heidi përqafime shumë dhe për ty! Çifti më i mirë. 

Pasi lexuan mesazhet në “Big Love”, të gjithë banorët kanë parë edhe puntatën e parë të spektaklit, ku nuk kanë munguar emocionet dhe lotët.

Banori që u prek më shumë nga të gjithë ishte Jul Deda i cili pa klipin ku përmendte dhe babanë e tij. E teksa në klipin e prezantimit përmendte të atin e ndjerë, aktori i njohur nuk i ndaloi dot lotët. Në momentin kur u shfaq në monitor pamja e tij me të atin Zef Deda, Juli u prek dhe duke fshirë lotët shprehu se sa shumë i mungon dhe sa i mërzitur ndihet për largimin e tij nga kjo botë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51556 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE