Euro 2024/ UEFA zgjeron në 26 numrin e futbollistëve që mund të grumbullohen!

vovalbania May 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Euro 2024/ UEFA zgjeron në 26 numrin e futbollistëve që mund të grumbullohen!

Nëpërmjet një komunikate zyrtare për shtyp, UEFA ka konfirmuar vendimin për të zgjeruar në 26 numrin e lojtarëve që ekipet kombëtare mund të grumbullojnë për kampionatin “Euro 2024”.

avarësisht kësaj, UEFA thekson se vendimi nuk është i detyrueshëm dhe se do të jetë në zgjedhjen e ekipeve nëse do duan të grumbullojnë 23 apo 26 lojtarë në total.

Rregullorja e kërkon që skudrat kombëtare të kualifikuara për “Euro 2024” të dorëzojnë listën me lojtarët e grumbulluar deri më 7 qershor 2024.

Ky vendim i vjen në ndihmë trajnerit Sylvinho i cili është në dilemë për sulmuesit që duhet të ftojë për kampionatin europian që nis më 14 qershor. Kombëtarja shqiptare do të përballet me Italinë me 15 qershor në orën 21:00, në stadiumin “BVB Stadion Dortmund”.

Më 19 qershor, kuqezinjtë luajnë ndeshjen e dytë të kampionatit përballë Kroacisë në orën 15:00 në stadiumin e Hamburgut. Ndërsa ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, Shqipëria do ta luajë ndaj Spanjës më 24 qershor në orën 21:00 në stadiumin “Dusseldorf Arena”.

Më herët, trajneri i kuqezinjve Sylvinho tha që është kundër idesë për 26 emra. Për trajnerin e Shqipërisë nuk është e lehtë që të lërë jashtë në çdo takim katër emra.

 “Nuk është e lehtë për trajnerin që gjatë një seance stërvitore të lërë jashtë katër futbollistë dhe t’u komunikojë se duhet të punojnë të veçuar, ose të shohin shokët e skuadrës që përfshihen në taktikën që ai do të përgatisë”, tha braziliani i stolit kuqezi.

Kështu u shpreh Sylvinho pas një aktiviteti të FSHF-së, ndërsa UEFA pritej të bënte zyrtare kërkesën për 26 emra, teksa institucioni i futbollit ka rënë dakord për një gjë të tillë. Në “Gjermani 2024” Shqipëria bën pjesë në Grupin B dhe ka rivalë emra si Spanja, Italia apo Kroacia, me tanët që kërkojnë të jenë “Hirushja” e Euro 2024 në një “grup ferri”.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51310 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE