Franca: 150 mijë ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë!

vovalbania May 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Franca: 150 mijë ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë!

Franca vlerëson se 150 mijë ushtarë rusë janë vrarë gjatë pushtimit të Ukrainës, të nisur nga Moska. Kjo u theksua nga ministri i Jashtëm, Stephane Sejourne. Në një intervistë për gazetën e pavarur, Novaya Gazeta Europe, Sejourne vuri në dukje se sipas vlerësimit të Parisit zyrtar, numri i përgjithshëm i viktimave ruse gjatë luftës, përfshirë të plagosurit, është 500 mijë.

Pushtimi rus i Ukrainës tashmë ka hyrë në vitin e tretë.

Europa dhe partnerët e saj do të vazhdojnë të jenë të bashkuar e të vendosur për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Por, tani është i dukshëm dështimi i ushtrisë ruse. Ne vlerësojmë se forcat e armatosura të Moskës kanë humbje të konsiderueshme përfshirë vdekjen e 150 mijë trupave. E gjitha kjo, për çfarë? E gjitha kjo mund të përmblidhet shkurt me dy fjalë: për asgjë.

Në mbi dy vite luftë, Rusia nuk i ka bërë publike humbjet e pësuara gjatë pushtimit të Ukrainës dhe që Moska e quan thjesht “operacion special ushtarak për çmilitarizimin e vendit fqinj”. Në muajin shkurt, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se 180 mijë trupa ruse janë vrarë gjatë luftës. Por, shifrat ndryshojnë.

Britania e Madhe ka vlerësuar se rreth 450 mijë shtetas rusë janë vrarë ose plagosur në Ukrainë. Në muajin prill, rrjeti publik britanik, BBC ka raportuar se më shumë se 50 mijë pjesëtarë të ushtrisë ruse kanë gjetur vdekjen. Këtë shifër e ka bazuar në burime të mbledhura prej gazetarëve në terren, si dhe prej vullnetarëve e nga grupi i pavarur mediatik Mediazona.

Presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi për nisjen e “operacionin e posaçëm ushtarak” më 24 shkurt 2022, dhe që atëherë lufta është shndërruar në një mizori të përgjakshme që e ka izoluar Rusinë nga Perëndimi, që është vënë në krah të Ukrainës e po ndëshkon Moskën me sanksione ekonomike. Nga ana tjetër, po dërgon ndihma ushtarake për Kievin në përballjen me pushtuesit. Peshën më të madhe në këtë drejtim e mbajnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Disa analistë ushtarakë besojnë se Rusia mund të jetë në prag të nisjes së një ofensive të re të madhe në Ukrainë, çka mbetet të shihet. Rusët i kanë intensifikuar sulmet, duke u përqendruar veçanërisht te infrastruktura energjetike e shtetit ukrainas.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51429 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE