Terapia e shushunjave, gjithçka që duhet të dini për efektet e dobishme të saj në lëkurë!

vovalbania May 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Terapia e shushunjave, gjithçka që duhet të dini për efektet e dobishme të saj në lëkurë!

Një nga terapitë më të mira, më të shtrenjta e më të pazakonta për lëkurën është terapia e shushunjave. Historia e trajtimit të tyre është shumë e gjatë, fillimet i ka në mjekësinë popullore të Indisë, rreth 1000 vite para erës sonë. Ekzistojnë rreth 600 lloje shushunjash, por vetëm 15 prej tyre përdoren në mjekësi për kurime të ndryshme.

Shushunjat mjekësore përmbajnë rreth 60 proteina të ndryshme dhe ditët e sotme është një terapi që po gjen përdorim të gjerë, sidomos nga të famshmit. Jo të gjitha shushunjat janë thithëse gjaku. Shumë prej tyre janë mishngrënëse, të cilat hanë krimba toke. Këta të fundit janë zëvendësuesit e shushunjave.

Shushunjat kanë veti të të injektojnë nëpërmjet pickimit një serum anti-mpikës në trup për të parandaluar koagulimin e gjakut. Në fakt, pickimi i tyre është pa dhimbje, pasi më parë lëshon enzima. Pështyma e shushunjave përmban një mori lipidesh (yndyrash), të cilat janë përbërësit kryesorë aktivë në një gamë të gjerë të produkteve të kujdesit të lëkurës.

Acidet fosfatidike dhe acidet yndyrore përfaqësojnë përqindjen më të madhe të lipideve në pështymën e shushunjave. Aplikimi gjatë ditës është shumë rezultues për rigjenerimin e lëkurës. Enzimat e shumta që përmbajnë shushunjat (Hirudo medicinalis) ndihmojnë në shërimin e shumë sëmundjeve që kanë lidhje me gjakun.

Nëpërmjet këtyre specieve kurohen sëmundje të ndryshme si trombozat, reumatizmat, dhimbjet e pjesshme të trupit dhe gjëndrat e ndryshme në trup. E testuar shkencërisht, terapia me shushunja mbetet mënyra më e mirë për trajtimin e tyre pa efekte anësore. Shushunjat lëshojnë sekrecione që përmbajnë antioksidantë, hollues gjaku (Hirudinë) dhe katalizatorë biologjikë, që përshpejtojnë shërimin e lëkurës.

Të gjithë këto elemente ndihmojnë në qarkullimin e gjakut në fytyrë dhe kurimin e gjëndrave yndyrore të dëmtuara, të cilat janë dy ndër shkaqet kryesore që nxisin dhe rëndojnë gjendjen e akneve në lëkurë. Një tjetër element që gjendet në sekrecionet e tyre është antibiotiku natyral, një element që shkenca është përpjekur ta riprodhojë në kushte laboratorike dhe thuajse gjithmonë ka dështuar. Për më tepër, terapia me shushunjat është mjaft e thjeshtë dhe nuk shoqërohet me dhimbje, por vetëm me hemorragji të lehta që shërbejnë për qarkullimin e gjakut dhe stimulojnë prodhimin e tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51250 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE