Apple raporton rënie të madhe të shitjeve të iPhone!

vovalbania May 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Apple prezanton ndryshimet e reja në App Store!

Apple ka regjistruar rënien më të madhe të shitjeve të iPhone që nga muajt e parë të pandemisë COVID. Bëhet e ditur se shitjet për periudhën janar-mars janë ulur me 10%, diçka që nuk ka ndodhur që kur kompania vonoi prezantimin e telefonit të ri për shkak të kufizimeve nga pandemia.

Në përgjithësi, gjiganti teknologjik ka fituar 90.8 miliardë dollarë në tremujorin e fundit, 4% më pak se një vit më parë. Megjithatë, raportohet se vlera e përgjithshme e kompanisë është rritur pas rritjes së çmimeve të aksioneve të saj për gati 7%. Ndërkohë, shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, ka njoftuar se kompania do të integrojë më shumë Inteligjencë Artificiale në telefonat e saj. Ndërsa Samsung ka prezantuar telefona me Al ku përfshihen edhe chatbot gjenerues, Apple ende nuk ka njoftuar se si Al do të jetë pjesë e telefonave të saj.

Po qarkullojnë thashetheme se iPhone i ardhshëm do të përmbajë mikroçip me Al dhe ekran më të madh. Kompania do të zbulojë softuerin e saj të ri gjatë një konference në qershor. Ndërkaq, Apple ende nuk ka zbuluar ndonjë detaj në lidhje me telefonin e saj të ardhshëm, por disa pamje të shfaqura në internet së fundmi pretendojnë se shfaqin të katër modelet e iPhone 16. iPhone 16 Pro do të jetë 16 centimetra i gjatë.

Bëhet e ditur se imazhet janë postuar nga Sonny Dickson i cili mbi çdo model iPhone shkroi edhe madhësinë e ekranit të tij dhe zbuloi pamjen e asaj se çfarë mund të prezantohet më vonë këtë vit. Në foto janë katër modelet; iPhone 16, iPhone 16 Plus, iPhone 16 Pro dhe iPhone 16 Pro Max. Megjithatë, modelet mund të mos jenë 100% të sakta dhe kjo nuk do të konfirmohet derisa vetë Apple të zbulojë linjën e re të iPhone. Gjithashtu, kompania ka vendosur të presë një ngjarje më 7 maj, konferencë kjo për prezantimin e produkteve të reja.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51350 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE