Bashkia ndërton tregun e ri në periferi, tregtarët e Belshit në protestë: Po na përzënë!

vovalbania May 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bashkia ndërton tregun e ri në periferi, tregtarët e Belshit në protestë: Po na përzënë!

Tregtarët dolën sërish në protestë këtë të shtunë duke kundërshtuar spostimin e tregut nga qendra e qytetit drejt fshatit Marinëz rreth 5 km larg Belshit. Sakaq, policia bashkiake mban të bllokuar me blloqe betoni rrugën ku shisnin tregtarët deri para një jave. Kjo solli përplasje mes tyre dhe policisë bashkiake.

Edhe pse e shtuna është ditë pazari, tregtarët nuk mundën të ushtronin aktivitetin e tyre, ndërsa refuzojnë të ccojnë mallin në tregun e ri, të ndërtuar nga bashkia, pasi është larg zonës së banuar dhe nuk aksesohet nga blerësit.

Në mbështetje të tregtarëve dhe kundër bashkisë doli dhe këshilltarja e PD-së së Bashës, Nertila Uruçi. Ajo tha se në vendimi i këshillit bashkiak parashikon spostimin e tregut për gjënë e gjallë dhe frutat perimet, jo për produktet industriale.

Janë rreth 300 tregtarë të fruta perimeve dhe mallrave industrialë të cilët preken nga ky vendim. Bashkia pretendon se tregtimi në rrugë përveç se i palejueshëm përbën një figurë jo të bukur për turistët e shumtë që vizitojnë Belshin. Nga ana tjetër tregtarët kërkojnë një vend të përshtatshëm, por në qytet, afër blerësve pasi disa km larg askush nuk shkon të blejë.

Të vendosur tregtarët thonë se do t’i vijojnë protestat derisa bashkia të terhiqet nga vendimi dhe të ndërtojë një treg të ri në zonën urbane.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51350 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE