Kina lëshon sondën që pritet të ulet në anën e “padukshme” të Hënës!

vovalbania May 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kina lëshon sondën që pritet të ulet në anën e “padukshme” të Hënës!

Kina ka nisur së fundmi një mision hënor pa ekuipazh. Synimi i këtij misioni është që të risellë në Tokë mostra nga ana e largët e hënës. Sonda Chang’e-6, misioni hënor robotik më kompleks i Kinës deri më sot, lëshoi një raketë Long March-5 nga qendra e lëshimit hapësinor Wenchang në ishullin Hainan të Kinës jugore, ku të apasionuarit pas hapësirës ishin mbledhur për të parë momentin historik.

Administrata Kombëtare e Hapësirës së vendit e cilësoi nisjen të suksesshme. Ky është një moment historik në tentativat e Kinës për t’u bërë një fuqi dominuese hapësinore. Vendi synon që deri në vitin 2030 të ulë astronautë në Hënë si dhe të ndërtojë një bazë kërkimore në polin e saj jugor. Pritet që gjatë këtij operacioni 53-ditor të Kinës, Chang’e-6 të ulet në një krater të hapur në anën e largët të Hënës, të cilën ne nga Toka nuk e shohim kurrë.

Kina u bë vendi i parë dhe i vetëm që zbarkoi në anën e largët të Hënës gjatë misionit të saj Chang’e-4 2019. Çdo mostër e kësaj pjese të satelitit tonë natyror, e marrë nga zbarkuesi Chang’e-6 mund t’i ndihmojë shkencëtarët të hedhin një sy në evolucionin e hënës dhe vetë sistemit diellor, dhe të sigurojë të dhëna të rëndësishme për të çuar përpara ambiciet e Kinës.

Për herë të parë në pesë muaj, inxhinierët e NASA-s kanë marrë të dhëna të deshifrueshme nga “Voyager 1”. Sinjalet nga sonda më e vjetër e agjencisë hapësinore u morën pas aplikimit të nje zgjidhjeje kreative e cila mundësoi sërish komunikimin me të. “Voyager 1” ndodhet aktualisht rreth 24 miliardë kilometra larg. Duke qenë se ka 46 vite në kozmos, sonda ka treguar disa veçori dhe shenja të “plakjes” në vitet e fundit.

Problemi i fundit nga Voyager 1 u shfaq për herë të parë në nëntor 2023, kur njësia e modulimit të telemetrisë së sistemit të të dhënave të fluturimit filloi të dërgonte një model të përsëritur kodesh të padeshifrueshme. Sistemi i të dhënave të fluturimit të sondës mbledh informacion nga instrumentet shkencore të anijes kozmike dhe i bashkon ato me të dhëna inxhinierike që pasqyrojnë gjendjen e saj aktuale “shëndetësore.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51290 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE