“Porretta Soul”: Shqipëria, “El Dorado” e pushimeve verore!

vovalbania May 04, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Porretta Soul”: Shqipëria, “El Dorado” e pushimeve verore!

“A keni ëndërruar ndonjëherë të shkoni me pushime në plazh pa menduar se sa do t’ju kushtojë argëtimi? Epo, ekziston një mënyrë për të jetuar ëndrrën e verës pa e sforcuar buxhetin tuaj”. Përgjigjen e ka gati një artikull i botuar në blog-un italian “Porretta Soul”.

Ja një perlë që jo të gjithë e njohin! Me ardhjen e pushimeve, mendimi i rërës së ngrohtë dhe detit blu përkëdhel imagjinatën tuaj. Si gjithmonë, problemi është buxheti. Por, ne kemi zbuluar se ende ka destinacione magjepsëse ku mund të kaloni pushimet tuaja, me çmime të përballueshme.

Alternativa e momentit? Shqipëria, me plazhet e saj magjepsëse dhe çmimet dukshëm më të lira se destinacionet e tjera. Vitin e kaluar, Shqipëria ishte destinacioni i preferuar i shumë udhëtarëve, veçanërisht i atyre që donin të kursenin para.

Pikërisht në Sarandë, një qytet bregdetar piktoresk i Shqipërisë, ndodh magjia. Ju mund të akomodoheni në një hotel me tre yje, për vetëm 20 euro nata në dhoma që ofrojnë hapësirën e nevojshme, madje edhe një kopsht apo tarracë private. Çmime të përballueshme edhe në restorant.

Pushimet e lira nuk janë një legjendë urbane, por një realitet për ata që dëshirojnë të pushojnë buzë detit, pa shtrënguar buxhetin e tyre. Me plazhe që të rrëmbejnë zemrën dhe një det që të përkëdhel vështrimin, Saranda është zgjedhja e duhur për ata që duan të kursejnë para e të shijojnë cilësinë.

Të gjesh veten në Sarandë këtë verë, nuk është thjesht një hipotezë e largët, por një mundësi konkrete. Saranda nuk duhet të mungojë në listën tuaj të vendeve më të mira për të kaluar pushimet këtë verë. Saranda mund të jetë “bileta juaj e artë”.

Kush do ta mendonte se Shqipëria do të bëhej vendpushimi i ri veror “El Dorado” për kursimtarët?

“Të udhëtosh është si të ëndërrosh. Ndryshimi është se jo të gjithë, pasi zgjohen, kujtojnë diçka ndërsa të gjithë kur kthehen nga një udhëtim, kanë një kujtim të pashlyeshëm në mendjen e tyre”, sipas Edgar Allan Poe-së.

Shqipëria është një shembull i qartë i një vendi ku turizmi po ndryshon imazhin e tij, duke lëvizur drejt destinacioneve alternative, të afta për të ofruar gjithçka e me çmime të përballueshme. Me plazhet dhe mikpritjen e saj të ngrohtë, Saranda është destinacioni ideal për ata që kërkojnë pushime ekzotike vetëm “një hap larg shtëpisë”.

Në një botë me ritme të shpejta, ndonjëherë është e nevojshme të ndaleni e të merrni në konsideratë destinacione më pak të njohura, por jo më pak magjepsëse.

Saranda dhe Shqipëria janë gati të na surprizojnë, duke na ofruar një verë të paharrueshme mes dallgëve të detit të kristaltë e komoditetin e një qëndrimi që “respekton portofolin tonë”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51314 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE