Aktorët e njohur mundohen që të rikrijojnë edhe një herë hitin e Olivia Rodrigo!

vovalbania February 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aktorët e njohur mundohen që të rikrijojnë edhe një herë hitin e Olivia Rodrigo!

Disa nga yjet e njohur të filmave po provojnë edhe njëherë ankthin e tyre të brendshëm të të qenit adoleshent. Aktorët e përfshirë në botimin e ri të performancës më të mirë të revistës W për vitin 2022 ndanë pikëpamjen e tyre për hitin madhështor të Olivia Rodrigo “Drivers License” në një video të re për serinë e tyre improvuese së bashku.

Jodie Comer, Jared Leto, Kristen Stewart, Kirsten Dunst, Tessa Thompson, Jennifer Hudson, Leslie Odom Jr., Emilia Jones, Zazie Beetz, Simon Rex, Saniyya Sidney, Filippo Scotti, Kodi Smit-McPhee dhe Ruth Negga janë në mesin e yjeve në videon duke vendosur që të ndajnë edhe eksperiencat e tyre.

Stewart, zgjodhi të recitonte tekstin e këngës si një lexim poezie, ndërsa Comer, 28 vjeç, bëri një punë mbresëlënëse duke ndryshuar tekstin. Rex luajti me nota të ndryshme teksa tentoi të këndonte këngën. Në fund të videos, yjet qeshën me performancat e tyre dhe Leto madje tha se ai ndihej si William Shatner. Kjo video ose më saktë ky krijim vjen përpara ndarjes së çmimeve ‘Oscar’, e cila do të mbahet më 27 mars me Amy Schumer, Regina Hall dhe Wanda Sykes si prezantuese.

“Drivers License” ishte kënga debutuese e Rodrigos që u publikua në janar 2021. Kënga kryesoi listat për tetë javë rresht dhe u bë kënga e parë që tejkaloi 1 miliard klikime globale. Javën e kaluar, lajmet u shpërndanë për ndarjen e Rodrigos nga i dashuri i saj producent i videos muzikore Adam Faze, shtatë muaj pasi ata u panë për herë të parë duke kaluar kohë së bashku.

Rikujtojmë gjithashtu se Olivia Rodrigo dhe producenti Adam Faze pas më pak se një viti i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Lajmin e ka konfirmuar për ‘Page Six’ një burim pranë ish-çiftit. Thashethemet e ndarjes nisën të qarkullonin në janar, kur Rodrigo nuk e ndiqte më Faze në Instagram. Ata gjithashtu nuk e kaluan Vitin e Ri së bashku. Ndërsa ende nuk dihet se si ndarja ka ndikuar emocionalisht për Rodrigon, Faze duket se po ecën mirë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47693 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE