Madonna bën koncert falas në Brazil, përballet me “surprizën” e papritur!

vovalbania May 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Madonna bën koncert falas në Brazil, përballet me “surprizën” e papritur!

Më shumë se një milion njerëz u mblodhën në plazhin Copacabana të Brazilit për koncertin falas të Madonnës, duke u përballur me të nxehtin, vetëm e vetëm për të parë fundin e turneut të saj botëror Celebration.

Rëra dhe bulevardi buzë oqeanit rreth plazhit të famshëm të Rio de Zhaneiros u mbushën plot natën e së shtunës edhe autoritetet lokale vlerësojnë se turma shkonte deri në 1.6 milionë njerëz. Shumë prej tyre kishin qëndruar atje për orë apo edhe ditë të tëra vetëm për të zënë një vend të mirë, ndërsa fansat më të pasur hodhën spirancat e dhjetëra varkave dhe jahteve pranë plazhit. Po ashtu edhe apartamentet buzë detit ishin mbushur plot.

Zjarrfikësit spërkatën me ujë hapësirën para koncertit, pasi temperatura e kaloi 30 gradët celcius, për të freskuar fansat e mbledhur dhe ujë i pijshëm shpërndahej falas. Temperatura ishte rreth 27gradë celcius gjatë koncertit, natën vonë.

Madonna, 65 vjeçe, qëndroi në skenë për më shumë se dy orë, duke performuar këngë që përfshinin Like a Prayer, Vogue dhe Express Yourself ndërsa ajo përfundoi turin që nisi në fund të vitit të kaluar. “Rio, ja ku jemi, në vendin më të bukur në botë, me oqeanin, malet, Jezusin,” i tha Madonna turmës, duke iu referuar statujës së madhe të Krishti shpëtimtar që ngrihet mbi qytet. Më shumë se 3,000 oficerë policie u vendosën rreth zonës së koncertit, ku Rolling Stones dhe Rod Steëart kanë tërhequr gjithashtu turma prej miliona njerëzish.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51350 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE