Mes lotësh, Heidi në një rrëfim prekës për jetën e saj!/ Takimi emocionues me të ëmën…

vovalbania May 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mes lotësh, Heidi në një rrëfim prekës për jetën e saj!/ Takimi emocionues me të ëmën…

Heidi Baci është përballur me një surprizë emocionuese mbrëmjen e sotme. Pas linjës së jetës, e ëma e Heidit ka mbërritur në studio në një moment special.

Unë jam gjysmë shkodrane dhe gjysmë durrsake sepse babi im është me origjinë nga Shkodra, por është rritur në Durrës. Lumturia ime më e madhe është kur vinte vera apo Krishtlindjet dhe Viti i Ri që të kthehesha në Durrës për të ndenjur me gjyshin dhe gjyshen sa më shumë që kanë qenë për mua si prindër të dytë. Në gusht 2009 ka lindur Deni, ishte shumë i bukur. Si një top i bardhë me sy të mëdhenj. Më vonë u thye ajo bota ime e bukur nga një sëmundje që kapi gjyshen. Erdhi në Itali dhe vendosëm të bënte një vizitë, ku mjekët na thanë që nuk kishte më asnjë shpresë se nënës i kishte filluar kanceri në mushkëri dhe i ishte përhapur në të gjithë trupin saqë i kishte mbetur 4-5 muaj jetë. Vendosëm që të mos ja thonim sepse ishte e vështirë për të gjithë. Nuk e shikonim dot në sy. Mbaj mend që gjyshja pati një moment qartësimi para se të ndërronte jetë ku i tha mamit që të na donte shumë, të kishte kujdes mua dhe Denin dhe më dha unazën e vetë. Gjyshi u mërzit shumë nga kjo që ndodhi, 6-7 muaj më vonë u sëmur edhe ai me kancer. Ai ka qenë momenti që u larguam nga Shqipëria dhe 28 mijë km katror u bëën një vend shumë i vogël. Forca më e madhe në atë moment që e kaluam të gjithë së bashku ka qenë Deni. Ai na lumturonte çdo ditë gjithnjë e më shumë me gjërat e reja që mësonte. Shkolla shkonte shumë mirë, gjithnjë kisha prirje për të dalë e para. Mami me babin gjithmon krenarë. Sa herë që u sillja dëftesën me rezultate të mira, më dhuronin një unazë floriri me nusepashkë. Ishte si tip tradite çdo vit. Hyjë në lice dhe më pëlqen shumë poezia…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE