Verstappen në pole position, Leclerc dhe Sainz e ndjekin!
Tri herë kampioni i Botës, Max Verstappen arriti të 7-in pole position radhazi dhe të 6-in këtë sezon në Miami Grand Prix, pavarësisht dështimit për t’u përmirësuar në xhiron e fundit kualifikuese. Diçka të tillë e kishte arritur 3 dekada më parë Alain Prost.
Charles Leclerc do t’i bashkohet Red Bull në radhën e 1-rë ndërsa Carlos Sainz, edhe ai me Ferrari do të niset në radhën e 2-të. Sergio Perez e plotëson atë i ndjekur nga binomi i McLaren, Lando Norris dhe Oscar Piastri. Rradha e 4 është e tëra Mercedes ku George Russell fiton sërish duelin në skuadër me Lewis Hamilton.
Nico Hulkenberg përsëriti paraqitjen në garën e Kinës duke u renditur me Haas në vendin e 9-të përpara Racing Bull dhe Yuki Tsunoda’s. Pavarësisht një paraqitjeje befasuese në Sprint, Daniel Ricciardo nuk hyri në sesionin e 2-të kualifikues duke përfunduar në vendin e 18-të, por do të niset i fundit pas penalitetit prej 3 vendesh që mori në garën e fundit. Zhgënjyes në paraqitjen e tij edhe spanjolli i Aston Martin, Fernando Alonso.
Piloti nga Oviedo do të intervistohet nga FIA për akuzat se Hamilton nuk penalizohet për shkak se nuk është spanjoll. Alonso e akuzoi britanikun për mungesë të një gare të ndershme në Sprint.
Kjo është radha e plotë e nisjes sot në orën 22:00 në garën e Miami-t:
1 Max Verstappen RED BULL RACING HONDA RBPT
2 Charles Leclerc FERRARI
3 Carlos Sainz FERRARI
4 Sergio Perez RED BULL RACING HONDA RBPT
5 Lando Norris MCLAREN MERCEDES
6 Oscar Piastri MCLAREN MERCEDES
7 George Russell MERCEDES
8 Lewis Hamilton MERCEDES
9 Nico Hulkenberg HAAS FERRARI
10 Yuki Tsunoda RB HONDA RBPT
11 Lance Stroll ASTON MARTIN ARAMCO MERCEDES
12 Pierre Gasly ALPINE RENAULT
13 Esteban Ocon ALPINE RENAULT
14 Alexander Albon WILLIAMS MERCEDES
15 Fernando Alonso ASTON MARTIN ARAMCO MERCEDES
16 Valtteri Bottas KICK SAUBER FERRARI
17 Logan Sargeant WILLIAMS MERCEDES
18 Daniel Ricciardo RB HONDA RBPT
19 Kevin Magnussen HAAS FERRARI
20 Zhou Guanyu KICK SAUBER FERRARI