Gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë të Alma Arrazit!

vovalbania May 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë të Alma Arrazit!

Është gjetur trupi i pajetë vajzës së dytë të mbytur në Lumin Buna, ndërsa vijojnë kërkime për gjetjen e trupit të nënës Alma Arrazi dhe të fëmijës tjetër. Nëna me 3 fëmijët u hodh në Lumin Bunë në Shkodër dhe dy ditë më parë u gjet e mbytur 9-vjeçarja. Lajmin e bëri me dije ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Balla: Sipas asaj që policia ka rindërtuar si skenar i kësaj ngjarje dyshohet se edhe trupi i nënës dhe fëmijës të jetë po në këtë zonë kështu që policia, RNENA dhe Forcat e Sigurisë dhe të tjera dhe peshkatarët e zonës që i falenderoj po vazhdojnë non-stop për të gjetur nënën dhe fëmijën tjetër. Ngjarje e rëndë fjalët nuk i lidhim dot. Dua që nga ky moment t’u bëj thirrje vajzave dhe grave që ta denoncojnë dhunën. Ne kemi përgjegjësitë tona si shoqëri sepse duhet t’i japim më shumë vlerësim ta kalojnë këtë momentin e vështirë për të shmangur kalvarin e vuajteve. Dhuna me bazë gjinore, dhuna seksuale, dhuna që çdo vajza dhe grua përballet në punë, rrugë. E kam thënë shpesh që na duhet një shkëputje nga kjo situatë në kuptimin e një reagimi mbarëshoqëror sepse një rol këtu luan shoqëria vëllai, motra. Ndoshta vajzat dhe gratë nuk duan të reagojnë sepse thonë çfarë do thotë shoqëria, bota, ja pra ku gjendemi dhe na duhet të marrim më shumë përgjegjësi si shoqëri. Na duhet të reagojmë me parandalim. Duhet të rrisim fuqinë tonë të marrjes së informacionit.

A ka pasur denoncim më pare nga bashkëshortja për dhunë?

Balla: Drejtori i policisë më ka informuar që nuk ka patur një denoncim të tillë. Nganjëherë nuk duhet pritur denoncimi duhet të rrisim ne përmes inteligjencës për të marrë informimin. Nuk dua të jap përgjigje për çfarë thotë bashkëshorti.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51457 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE