Ngjarja e rëndë në Shkodër, flet vëllai i Ergysit

vovalbania May 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ngjarja e rëndë në Shkodër, flet vëllai i Ergysit

Prokuroria e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur tre ditë më parë, ku nëna dyshohet se u vetëhodh bashkë me tre fëmijët e mitur në lumin Buna.

Më datë 3 maj, Ergysi ka kallëzuar largimin nga banesa të bashkëshortes së tij Almës, dhe tre fëmijëve të tyre të mitur. Një ditë më parë, ka rezultuar se Alma, bashkë me fëmijët ka shkuar për të pirë kafe me kunatën e saj.

Pasi kanë qëndruar rreth dy orë bashkë në kafë, Alma ka deklaruar se do ta merrte vëllai i saj, pasi do shkonte një javë te shtëpia e tij që të qetësohej ku pas ndarjes nga kunata ka ecur në trotuarin e rrugës që të çon te “Ura e Bunës” .

Deri më tani janë krijuar dyshime të arsyeshme bazuar në prova.

Ergysi si rrjedhojë e dhunës psikologjike të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, shfaqur në formën e ofendimeve dhe tradhtisë bashkëshortore, duke prekur rëndë dinjitetin e saj, ka shkaktuar vetëvrasjen e Almës e cila në gjendje të rënduar psikologjike ka vrarë veten dhe 3 fëmijët.

Mirëpo në anën tjetër qëndron vëllai i Ergysit, i cili hedh poshtë çdo akuzë të ngritur ndaj vëllait të tij teksa shprehet se ai ka patur një marrëdhënie të mirë me Almën dhe sikur një herë të vetme nuk ka patur dhunë prej tij.

“Nusja është trajtuar prej shumë kohësh me ilaçe për stresin dhe depresionin.
Nuk është se ka qenë në një gjendje të rënduar por herë pas herë ka marrë ilaçe. Ngjarja është shumë e rëndë dhe jemi tejet të ngarkuar.

Ne pas ngjarjes së rëndë kemi bërë katër arkivola dhe nusen do ta përcjellim bashkë me të tre fëmijët. Ajo ka qenë nusja jonë dhe ne e kemi dashur dhe respektuar.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51451 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE