Që të mos “bien në greminë”, pedagogët drejt grevës!

vovalbania November 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Që të mos “bien në greminë”, pedagogët drejt grevës!

Sot në orën 16:00 përfundon afati që pedagogët të cilët protestojnë i lanë qeverisë për plotësimin e kërkesave, përfshirë rritjen e pagave e më pas do të nisin një grevë simbolike ngujimi. Mësohet se 10 pedagogë nga fakultete të ndryshme pritet të hyjnë në grevë, nëse nuk marrin përgjigje pozitive, çka duket mision i pamundur. Përveçse e ka përsëritur se nuk do të ketë rritje pagash përtej 7% të njoftuar muajin e kaluar, kryeministri Rama u shpreh se “grevë urie për rritje rrogash, bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe”.

Pedagogët protestues kanë bërë të qartë se 7 përqindëshi nuk mjafton e mes nëntë kërkesave është edhe ajo për kërkimin shkencor, që sipas tyre në këto kushte, nuk mundësohet me fondet aktuale.

Në lidhje me kërkimin shkencor, ka pasur raste kur Bordi i Administrimit ka thënë, nuk kemi fonde dhe i takon çdo pedagogu 200-300 euro për të bërë një publikim shkencor. Për të bërë një konferencë, duhet minimumi 1500 euro, që të marrësh pjesë. Ne kemi bërë më shumë se çfarë ka bërë Kosova, me mundësitë tona. Por, ata paguhen më mirë.

Universiteti Politeknik në Tiranë vendosi rritjen me 8% të pagave të pedagogëve. Ky vendim u mor nga Senati Akademik.

Senati Akademik i Universitetit Politeknik të Tiranës, bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 647, vendosi për dhënien e mendimit për bordin e administrimit të universitetit, për miratimin e rritjes së nivelit të pagave për personelin akademik në kufirin maksimal që përcakton VKM-ja, pra 8%.

Me këtë vendim, pagat e pedagogëve dhe stafit tjetër akademik, pësojnë një rritje në masën 15%. 7% është rritja e premtuar nga qeveria dhe 8% që mbështetet nga vetë universiteti. Në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave të datës 5 tetor, për rritje të pagës me 7% nga buxheti i shtetit dhe 8% nga universitetet, Universiteti i Politeknik është i treti  institucion i arsimit të lartë që ka marrë vendimin për rritjen e pagave për stafin akademik pas Universitetit të Mjekësisë dhe atij të Tiranës. Për pedagogët nuk ka kthim pas dhe argumentojnë se këto lëvizje janë të domosdoshme për të mos lejuar “rrokullisjen në greminë” të universiteteve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50141 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE