Rama nesër mbledhje të jashtëzakonshme me ministrat dhe deputetët, kryeministri zbulon se çfarë do të diskutohet!
Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje se çfarë do të diskutohet nesër në mbledhjen e jashtëzakonshme me ministrat dhe deputetët.
Sipas kreut të qeverisë, nesër është planifikuar qeverisja, ligji, korrupsioni dhe një nismë e re kombëtare për Shqipërinë 2030.
‘Qeverisja, Ligji, Korrupsioni dhe një Nismë e Re Kombëtare për SHQIPËRINË2030’.
Adresim për Grupin Parlamentar dhe Kabinetin Qeveritar”, shkruan Rama.
Kujtojmë se dy ditë më parë, gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, duke iu referuar burimeve nga Kuvendi raportoi se mbledhja do të transmetohej Live.
Të njëjtat burime i thanë Top Channel se mbledhja do te mbahet pas pushimit të Pashkëve të martën paradite, ku Rama kishte kërkuar të mos mungonte asnjë deputet.
Pjesë e fjalës së tij mund të jetë edhe drejtësia, në një kohë kur shumë zyrtarë të korruptuar janë në dyert e SPAK.
30 minuta përpara mbledhjes së grupit parlamentar, kryeministri Rama do të takohet po në kryesinë e kuvendit me 5 kryetarët e komisioneve që janë në radhët e partisë socialiste.
Pas mbledhjes, kreu i qeverisë do të niset drejt Gjermanisë për një vizitë dy ditore pune.
Në fund të kësaj jave, Rama do të nisë turin me diasporën, ku ndalesën e parë e ka më 12 maj në Athinë.