Modeli shkarkohet nga puna në Met Gala, shkak bëhet Kylie Jenner!

vovalbania May 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Modeli shkarkohet nga puna në Met Gala, shkak bëhet Kylie Jenner!

Një model italian pretendon se u pushua nga Met Gala 2024 pasi la në hije Kylie Jenner në ceremoninë e vitit të kaluar. Eugenio Casnighi në një postim në TikTok ka njoftuar se nuk do të punojë më në eventin e modës. Shkak për këtë është bërë fakti se ai gjendej pas çdo fotoje të Kylie Jenner. Modeli reagoi duke thënë se:

Unë u pushova nga puna për shkak se u bëra viral vitin e kaluar. Vitin e kaluar, më thanë se do të isha me Kylie Jenner gjithë natën dhe do ta ndihmoja me çdo gjë që ajo kishte nevojë.

Arsyeja e pushimit nga puna sipas tij është absurde. ‘Ti tërhoqe gjithë vëmendjen dhe i bëre të gjitha për veten, kështu që nuk mund të punosh më atje. Na vjen keq’-ka treguar Eugenio Casnighi, sipas së cilit është e-mail i ardhur nga organizatorët e Met Gala.

Ndërkaq, fansat e miliarderes Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet kanë shprehur shqetësimin se dyshja janë ndarë. Ylli i “The Dune: Part Two” dhe 26-vjeçarja nuk janë parë së bashku në publik që nga janari, duke bërë që disa nga ndjekësit e tyre të besojnë se i kanë dhënë fund lidhjes. Çifti u komentua shumë kur u shfaqën në ceremoninë e 81-të të “Golden Globe Awards” në hotelin Beverly Hilton në fillim të janarit, megjithatë ata nuk janë parë më së bashku që atëherë.

Chalamet dhe Kylie Jenner janë shfaqur gjithmone shumë të dashuruar me njëri-tjetrin në çdo dalje publike të tyren. Së fundmi Jenner iu shmang pyetjes për Timothée Chalamet në një intervistë të re për “New York Times” duke shtuar spekulimet se çifti është ndarë. Në intervistë, Kylie u pyet për ndryshimin e stilit të saj dhe nëse epoka e saj e ‘clean girl’ ishte e ndikuar nga Timothée Chalamet. 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51547 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE