Parashikimi i motit, e mërkurë 8 maj/Rinisin shirat!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa e të ngrohta, me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet me kthjellime, si dhe me alternime vranësirash mesatare deri të dendura. Vranësirat në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht në formë shtrëngatash në relievet malore në lindje.
Në orët e vona të mbrëmjes priten reshje shiu me intensitet të ulët e mesatar në formën e shtrëngatave në zonën e jugut dhe në qendër. Në periudha afatshkurtra, këto reshje do të jenë në formën e rrebesheve, shoqëruar me shkarkesa elektrike e breshër. Pati mjegullinë përgjatë zonave luginore nga orët e mëngjesit, si dhe rishfaqet në momentin e reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim e me shpejtësi mesatare 1-3 m/sek. Ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era do të fryjë me shpejtësi 5-8 m/sek, e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
15/28
Diell re shi
Kukës
14/26
Diell re shi
Lezhë
13/27
Diell re shi
Dibër
11/27
Diell re shi
Durrës
15/27
Diell re shi
Tiranë
16/29
Diell re shi
Elbasan
14/29
Diell re shi
Berat
12/30
Diell re shi
Vlorë
15/29
Diell re shi
Korçë
9/26
Diell re shi
Gjirokastër
12/27
Diell re shi
Sarandë
14/27
Diell re shi